Zbardhet ngjarja - Vetëdorëzohet autori i vrasjes në Peshkopi: Ngjarja aksidentale - Bota Sot
Zbardhet ngjarja - Vetëdorëzohet autori i vrasjes në Peshkopi: Ngjarja aksidentale

Shqipëria

E diel, 17 dhjetor 2017

Zbardhet ngjarja - Vetëdorëzohet autori i vrasjes në Peshkopi: Ngjarja aksidentale

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 23:39
ilustrim

Policia e Dibrës ka zbardhur ngjarjen e orëve të para të mëngjesit, ku një 42 vjeçar mbeti i vrarë me armë zjarri. Policia tha se është vetëdorëzuar autori, Viktor Elezi 37 vjeç. 

Sipas deklarimeve të tij ngjarja ka qenë aksidentale, pasi ata kishin lidhje shoqërore. 

“Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes si dhe  identifikimi i autorit të vrasjes,   i cili në orët e mbrëmjes është vetëdorëzuar në ambjentet e policisë, konkretisht  shtetasi Viktor Elezi, 37  vjeç, banues në fshatin Pollazhan Dibër, që dyshohet se është autori i vrasjes së shtetasit A.K, 

Nga deklarimet paraprake dyshohet  se ngjarja të ketë ndodhur aksidentalisht, pasi viktima me autorin ishin lidhje shoqërore.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”, sqaron policia. 

Për shkak se hetimet janë në vijim nuk mund të japim të dhëna të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test