Sejdarasi pro importit të mbetjeve: Shqipëria nuk ështe e para

Shqipëria

Sejdarasi pro importit të mbetjeve: Shqipëria nuk ështe e para

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 07:58
Bardh Sejdarasi

Eksperti për ekonominë Bardh Sejdarasi është pro importit të mbetjeve. 

Në studion e Ekopolitikë me gazetaren Aurora Sulce, ai tha se Shqipëria nuk është vendi i vetëm që miraton një ligj të tillë.

Sejdarasi: Të gjitha palët janë duke diskutuar për një çështje që nuk duhet ti kushtojë kaq shumë vëmendje, pasi është një çështje që ka modele. Nuk është Shqipëria vendi i parë që kërkon të bëjë riciklikim e mbetjeve. Nuk është Shqipëria vendi i parë  që kërkon të azhornojë një ligj që njihet në BE. Nuk është Shqipëria vendi i parë  që kërkon të plotësojë një protokoll që e kanë vendet e BE.  Nuk është Shqipëria vendi i parë ku një grup biznesesh që kanë investuar kapitalet e tyre janë pjesë e një industrie ricikluese që kërkon lëndë të parë. Kjo ndodh në Gjermani, Itali, Slloveni dhe në shumë vende të tjerë.

Nuk ka gjë shqetësuese?

Sejdarasi: Absolutisht jo. Gjermania është vendi i parë që përpunon mbetjet, madje mbetjet e rrezikshme. Shqipëria ka pasur specifikat e saj që lidheshin me administrimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat