I qëlluan shtëpinë me armë zjarri, flet Gjovalin Toma: Nuk kam …

Shqipëria

I qëlluan shtëpinë me armë zjarri, flet Gjovalin Toma: Nuk kam …

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 08:51
Gjovalin Toma

Mëngjesin e ditës së sotme është qëlluar me armë zjarri shtëpia e shefit të qarkullimit rrugor të Mirditës, Gjovalin Toma.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit, fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa plumbat kanë goditur muret e shtëpisë ku dy prej tyre kanë depërtuar brenda.

Pas ngjarjes ka folur edhe shefi i qarkullimit, i pyetur nga “Ora News”, Gjovalin Toma është shprehur se nuk ka konflikte, ndërsa nënvizon se një mundësi është edhe ngatërrimi i shënjestrës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat