Vrasja në Dibër/ Flasin mjekët: Dy persona e hodhën në oborr të spitalit

Shqipëria

Vrasja në Dibër/ Flasin mjekët: Dy persona e hodhën në oborr të spitalit

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 14:28
Alban Kaloshi

Te paret qe e kane gjetur te pajete Alban Kaloshin ka qene personeli i urgjences ne spitalin e Peshkopise.

Ate e sollen aty dy persona, e hodhen në oborr nga mjeti i tyre viktimën dhe u larguan duke humbur gjurmët. Mësohet se personeli që shërben në urgjencën e këtij spitali ka parë dy shtetas të panjohur që kanë nxjerrë nga makina një person dhe janë larguar me shpejtësi.

Sapo mjeku roje dhe infermieret kanë dalë nga urgjenca, kanë gjetur të pajetë shtetasin Alban Kaloshi. Ata kanë njoftuar menjëherë Policinë se në oborrin e spitalit është gjetur një viktimë.

“Ka qenë ora 03:30 kur kemi dëgjuar zhurmën e një makine dhe kemi dalë në derën e urgjencës. Kemi parë dy persona që ikën me shpejtësi. Nuk i dalluam kush ishin. Iu afruam personit që hodhën aty dhe pamë që ai kishte vdekur”, janë shprehur për policinë personeli i urgjencës së spitalit të Peshkopisë.

Mjekët i kanë telefonuar me shpejtësi sallës operative, por deri në mbërritjen e efektivave të Komisariatit të Peshkopisë personat ishin larguar në drejtim të lagjes “Kamen”. Viktima është dërguar në morgun e spitalit.

Aty ka mbërritur eksperti ligjor dhe prokurori i Dibrës. Gjatë këqyrjes së kufomës është konstatuar një plagë plumbi me hyrje në kraharor dhe dalje në shpinë. Sipas mjekut ekspert, viktima Alban Kaloshi, 42 vjeç, është qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat