Paloka: Edhe unë i pakënaqur me listën “Basha”

Shqipëria

Paloka: Edhe unë i pakënaqur me listën “Basha”

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 17:28
Edi Paloka

Për herë të parë, pakënaqësi për listat e kandidatëve për deputetë të hartuara nga Lulzim Basha ka shprehur dhe ish kreu i grupit kuvendor demokrat Edi Paloka. Rezervat e tij Paloka thote se nuk lidhen thjesht me renditjen e emrit te tij në listen e qarkut të Durrësit.

“Kam pasur dhe kam rezervat e mia dhe ia kam thënë dhe z.Basha dhe madje i kam thënë ca gjëra edhe përpara se të bëhej lista, edhe si duhej bërë lista, edhe si duheshin vënë kandidatët etj. Por, mënyra si u bë lista absolutisht ishte një gabim. U bë në mes të natës dhe unë isha nënkryetar partie dhe e mora veshë në fund se ku isha. Se edhe vendi që nuk më pëlqeu, se isha nënkryetar partie dhe pretendoja. Sigurisht z.Basha më dha shpjegimet e tij që prapë nuk më pëlqyen”.

Nënkryetari i Kuvendit në një intervistë për ABC News shprehet i bindur se 2 votat që rrodhën në votimin e parë në parlament nga grupi demokrat janë të shitura, ndërsa me siguri thotë se do zbulohen emrat e deputetëve që votuan për ta bërë Gramoz Ruçin kryetar të parlamentit.

“Kanë për të dalë se s’ka ku të shkojë. Sepse në qoftë se janë shitur, ai do t’i tërheqi prej veshi Rama dhe do t’i nxjerri prapë”.

Për Palokën debatet që përfshinë kryesinë e demokratëve nuk janë thelbësore edhe pse debati mes Jemin Gjanës dhe Valbona Mezinit degjeneroi deri në kufijtë e një përplasje fizike.

“Nuk është mirë, kjo është fatkeqësia jonë. Në një kohë që pritet që të rikthehet ligji i plehrave, mediat sulen të diskutojnë se sa hapa larg ishte Jemini nga Mezini”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat