Sali Berishës i vjen mesazh i rëndësishëm për vrasjen në Dibër

Shqipëria

Sali Berishës i vjen mesazh i rëndësishëm për vrasjen në Dibër

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 18:17
Sali Berisha

I riu që u vra me një plumb në kraharor gjatë ditës së djeshme në Dibër, ishte kunati i shefit të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave të drejtorisë së Policisë në Dibër, dhe njëherësh kushëri i shefit të qarkullimit rrugor të Dibrës.

Këtë detaj të pa mësuar më parë në lidhje me vrasjen e Alban Kaloshit, i bën të ditura një polic i cili i ka dërguar një mesazh në Facebook ish-kryeministrit Sali Berisha, ku ndër të tjera i kërkon t’i ruhet anonimati pasi i rrezikohet vendi i punës. 

Ai hedh akuza se ngjarja është tentuar të fshihet nga Policia. 

“Çunat e krimit ne Dibër deshën te fshehin vrasësin! Lexoni mesazhin e policit dixhital”, shkruan Berisha teksa publikon të plotë mesazhin.

“U tentua të fshihej vrasja në Peshkopi për të vetmen arsye se autori ishte kunati i shefit të ShÇBA_së drejtorisë së policisë Dibër, njëkohësisht dhe djali i dajës së shefit të qarkullimit rrugor të Dibrës. Kjo është policia jonë. Anonim ju lutem pasi jam punonjës policie dhe të fshijnë nga vendi i punës këta”

Një ditë më parë. Alban Kaloshi u gjet i pajetë në oborrin e spitalit të Dibrës ku mjekët kanë dëshmuar se kanë parë dy persona ta hedhin trupin në oborr. Sipas policisë, nga hetimet e kryera, 37-vjeçari Viktor Elezi, është autori i kësaj ngjarje. AI kishte lidhje shoqërore me viktimën, dhe nga dëshmia e tij dhënë në polici ku u vetëdorëzua, thotë se gjithçka ishte aksidentale teksa ndodhen të dy në një lokal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat