Basha me drejtuesit e degëve të PD, ja porositë dhe udhëzimet që iu dha krerëve lokalë

Shqipëria

Basha me drejtuesit e degëve të PD, ja porositë dhe udhëzimet që iu dha krerëve lokalë

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 09:13
Lulzim Basha

Partia Demokratike ende është nën ndikimin e fortë të rezultatit nga zgjedhjet e 25 qershorit, rezultat i cili është ende objekt debatesh dhe përplasjesh të forta mes demokratëve.

Mbledhja e Kryesisë së PD-së është pasuar dje nga një takim i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me drejtuesit lokalë demokrat.

Takimi me krerët e degëve të PD-së në rrethe përfundoi me disa porosi, që në ditët në vijim do të përkthehen edhe në formë udhëzimi të detajuara për të vijuar punën.

Takimi me krerët lokal kishte në qendër rezultatin që mori PD-ja në zgjedhje dhe analiza që pritet të bëhet.

\Pikërisht, duket se Basha ka vendosur që këtë analizë ta nis me të dhëna që do të mblidhen në çdo degë të Partisë Demokratike.

Burime nga takimi në selinë blu bënë me dije se, Basha u ka udhëzuar krerëve të PD-së në rrethe që të mbledhin të dhëna për manipulimin e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Ai i ka qëndruar faktit se zgjedhjet në masë shumë të madhe u manipuluan nga para të pista dhe u vodhën. Ky proces fakt-mbledhës do të zgjas dy muaj. Në fund të këtij procesi dy mujorë, krerët e degëve do të kenë nga një dokument me të dhëna për manipulimin dhe shkaqet e humbjes në çdo zonë.

Nga mbledhja është mësuar se Basha nuk ka vënë “gishtin” mbi shkaqe të brendshme që mund të kenë sjellë rezultatin, ndërsa ka kërkuar verifikimin e anëtarësisë.

Për këtë kryetarët e degëve do të ngrenë nga një grup pune që do të udhëhiqet prej vetë atyre dhe të deleguarve nga qendra. Gjatë këtyre dy muajve do të ketë konsultime me çdo anëtarë i bazës, që sipas është shprehur Basha, ka nisur një proces të ndryshimit të vetes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat