Fitorja e Merkelit në Gjermani/ Reagon Basha: Jemi besimplotë për forcimin e bashkëpunimit

Shqipëria

Fitorja e Merkelit në Gjermani/ Reagon Basha: Jemi besimplotë për forcimin e bashkëpunimit

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 21:58
Kreu i partisë demokratike, Lulzim Basha, ka uruar kancelarin Angela Merkel

Kreu i partisë demokratike, Lulzim Basha, ka uruar kancelarin Angela Merkel për fitoren në zgjedhjet elektorale në Gjermani.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Basha  shprehet besimplotë për forcimin e bashkëpunimit mes PD dhe partisë CDU të Angela Merkelit.

“CDU me kancelaren Merkel përsëri forca më e madhe politike në Gjermani. Besimplotë për forcimin e bashkëpunimit mes @pdshqiperi dhe @CDU”- ka shkruar Basha.

Kujtojmë se në zgjedhjet e mbajtura sot në Gjermani, sipas exit polleve, Merkel ka arritur të marrë rreth 32.7 % të votave duke u renditur si forca e parë politike, por duhet të krijojë koalicion për formimin e qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat