Makina e djegur në Lezhë, flet kreu i Bashkisë

Shqipëria

Makina e djegur në Lezhë, flet kreu i Bashkisë

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 11:01
Fran Frrokaj

Në orët e para të ditës së sotme, makina e kreut të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është përfshirë nga flakët duke u djegur plotësisht.

Në dëshminë e tij në Policia, mësohet se Frrokaj ka thënë se nuk ka konflikt me asnjë, ndërsa ka shtuar se prej dy ditësh makina i kishte ndezur një llambë, por që e kishte neglizhuar.

“Nuk kam konflikte me askënd, prej dy ditësh mjeti kishte ndezur një llampë por që e neglizhova duke mos i bëre kontroll në servis.”, -ka thënë ai.

Njoftimi i Policisë

Me datë 25.09.2017, rreth orës 00:45, në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë , ka ardhur një telefonatë se në lagjen "Besëlidhja" Lezhë, në parkingun e një pallati po digjen dy automjete. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses të cilët kanë ndërhyre menjëherë duke fikur zjarrin.

Nga veprimet e para hetimore, rezulton se janë përfshirë nga flakët dy automjete të parkuara afër njëra ­ tjetrës , dhe konkretisht: Automjeti Mercedes Fuoristradë ML me targë AA 400 JK në pronësi të shtetases Sh.P. dhe në përdorim nga shtetasi F.F., si dhe mjeti Mercedes Benz me targë LE 7495 E në pronësi të shtetasit K.Ll.

Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje. Janë marrë disa deklarime si dhe po bëhet kqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu po bëhet vlerësimi i rastit nga eksperti piroteknik me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat