Debate të ashpra te Komisioni i Sigurisë, Noka akuza të forta ndaj policisë

Shqipëria

Debate të ashpra te Komisioni i Sigurisë, Noka akuza të forta ndaj policisë

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 11:49
Flamur Noka

Ngjarja e rëndë të dhunës në familje si dhe grupeve kriminale kanë qenë temë e debatit ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë.

Për të hedhur më shumë dritë mbi këto ngjarje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë, Altin Qato ka raportuar në këtë komision.

I pari që ka reaguar ashpër, ka qenë deputeti i PD-së Flamur Noka, i cili ka hedhur akuza të forta në drejtim të policisë, ndërsa ka shtuar se Shqipëria është bërë një ndër vendet krysore tranzit për drogën.

“Një Shqipëri që është vend transit i drogave të forta, nuk mund të ketë polici të besueshme. Drejtues të lartë të policisë janë të përfshirë në trafikun e kanabisit. Ndërsa drejtues policie janë të larguar me kërkesë të ambasadës amerikane. Nëse do vazhdoni ta mbani policinë në lidhje me krimin, do ta degradoni dhe kalbeni. Në 4 vitet që shkuan nuk u fol gjë tjetër vetëm për drogën.

Ato që thashë nuk bazohen në hamendje. Deklaratat e prokurorisë dhe informacionet e shërbimit sekret flasin për përfshirjen e zyrtarëve të policisë së shtetit janë të lidhur me drogën. Partnerët ndërkombëtarë sidomos ata amerikane e kanë evidentuar këtë” deklaroi Noka.

Po ashtu, një ndër pyetjet që është ngritur në Komisioni ka qenë nga deputet i LSI-së, Endrit Brahimllari, i cili ka kërkuar të dijë se çfarë masash janë marrë nga policia lidhur me dhunën në familje.

 Drejtori i Policisë për Rendin dhe Sigurinë ka deklaruar se nuk mjafton vetëm policia që të luftojë këtë fenomen, por që duhet ndihmë edhe nga aktorët e tjerë.

“Po analizojmë rastet dhe po studiojmë ndërhyrjen. Nuk mjafton policia. Duhet dhe partneritet mes aktoreve të tjerë”., -tha Qato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat