Brahimllari: Qytetarët kanë humbur besimin te policia

Shqipëria

Brahimllari: Qytetarët kanë humbur besimin te policia

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 12:45
Endrit Brahimllari

Deputeti i LSI, Endrit Brahimllari ka shprehur sot mbeshtetjen per asistencën suedeze ne projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Suedisë dhe Shqipërisë për forcimin e policimit në komunitet.

"Ajo që më shqetëson nuk ka të bëj me projektligjin por me dy drejtime kryesore që synojmë të arrijmë nga forcimi i policimit në komunitet. E para ju zoti Zëvendësministrit thoni do marrim më shumë informacione, nga kush do merrni informacion? Sepse me shpejt merr informacion krimi i organizuar sesa Policia e Shtetit për shkak të lidhjeve që ka me Policinë. Për çështjen e klimës së besimit Policia e Shtetit duhet të ngjallë besim në komunitet", tha ai gjate diskutimeve qe jane zhvilluar ne Komisionin e Sigurise.

Sipas Brahimllarit "ngjarjet e fundit kane ulur ndjeshëm besimin e policisë tek qytetarët në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të drogës për shkak të lidhjes që kanë krimi i organizuar me drejtuesin e policisë së shtetit dhe atij që drejton qeverinë".

"Për këtë arsye aleanca shumë e rëndësishme me qytetarin është kompromentuar rëndë për shkak të drejtuesve të policisë", theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat