Prokuroria ‘shpëton’ Brahon nga heqja e mandatit, por ‘harron’ se ai s’është më deputet

Shqipëria

Prokuroria ‘shpëton’ Brahon nga heqja e mandatit, por ‘harron’ se ai s’është më deputet

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 15:10
Spartak Braho

Një vendim i një jave më parë nga prokurorja Rovena Gashi, lidhur me heqjen e mandatit të Spartak Brahos, ka habitur të gjithë.

7 muaj më parë, në kuadër të ligjit të dekriminalzimit, KQZ-ja dërgoi në prokurori për verifikim disa deputetët, ku ndër ta ishte edhe ish-deputeti Spartak Braho.

Braho u dërgua për verifikim për një gjobë të marrë për shpifje, ndërsa pas 7 muajsh prokurorja ka vendosur që mandati i dihet nuk duhet hequr pasi nuk është në shkelje të ligjit.

Por, në fakt ky vendim është ‘non sens’, pasi ai tashmë nuk është më deputet, cka do të thotë se ky vendim nuk është i vlefshëm.

Vonesa e shkaktuar për dhënien e këtij vendim, duket se ka sjellë edhe këtë lloj vendimi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat