“Përçarja e PD-së”, Bushati: Ja pse kjo situatë i duhet partisë

Shqipëria

“Përçarja e PD-së”, Bushati: Ja pse kjo situatë i duhet partisë

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 18:14
Analisti Andi Bushati

Analisti Andi Bushati ka folur për deklaratën e Bashës, i cili tha se nuk do lejojë fraksione brenda PD.

Ai tha se fraksionet brenda PD nuk e dobësojnë atë, por e forcojnë sepse PD ka nevojë për një bashkim.

“Është e njëjta linjë për të ndalur kundërshtarët e demokratët. Ai që mund të quhet paketuesi, i cili tha se duhet gjetur një gjuhë e përbashkët është Sali Berisha. Basha dhe Paloka janë në një linjë. 

Basha duket se i pret drutë shkurt dhe thotë nuk ka mënyrë integrimi për këta dhe po të duan të vijnë të punojnë për pushtetin tim. Problemi është a e bën kjo një PD më të fortë apo më të dobët? Unë mendoj se e bën PD më të dobët, pasi PD sot ka nevojë për një bashkim. Duket në pamje të parë sikur ne i hoqëm qafe këta dhe shpëtoi një parti me një kryetar që ka në dorë gjithçka. Pra duket si një parti që tkurret e tkurret dhe duket sikur gjithmonë zvogëlohet”- tha Bushati.

Ndër të tjera, Andi Bushati tha se fraksionet janë një sëmundje e gjithë partive.
“Fraksionet janë sëmundje e të gjithë partive shqiptare dhe ilustrimi perfekt i kësaj është Rama, i cili kur konkurronte me Nanon kërkonte fraksione brenda partisë. Sapo u bë kryetar tha kurrë fraksione. 

Pra kjo është një tendencë e gjithë partive shqiptare sepse lideri zgjedh gjithçka. Rama përjashtoi gjithë kundërshtarët. Basha e ka më të komplikuar ekuacionin, pasi Rama është përfaqësues i një të majte që është shumicë. Për t’u bërë shumicë në Shqipëri e djathta duhet të mbledhë çdo votë. Basha duhet të bashkojë të gjitha palët, pasi nëse nuk bën bashkim vështirë të fitojë. Fraksionet nuk e dobësojnë opozitën, por vetëm e forcojnë”- tha ai.

Ndërkohë analisti Andi Bushati komentoi edhe veprat e kryeministrit Edi Rama në bienalen e Venecias.

“Unë jam çuditur nga kundërshtarët e Ramës. Për mua problemi real është mes Ramës si kryeministër dhe Ramës në fushën tjetër. Paradoksi është se Rama po përdor kostumin e kryeministrit për të thënë që ja shqiptarët paskan dhe një artist. Kjo është një fabul e rreme. Epitetet më duken qesharake. 

Edi Rama akuzën që merr drogë, që është kryetrafikant i drogës, problemet me drogën nuk i ka më si akuzë. Kjo pjesë që shumica e mediave kapën si lajmin e ditës, nuk bën çudi. Problemi është më i madh. Ç’është ky njeri që kërkon të përdorë pushtetin politik për të kapur famën e artistit. Ç’është ky që me çdo kusht do të thotë që është i madh dhe përdor pushtetin politik?!”- tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat