Babai i vrau të ëmën me sqepar, i biri: Dua të flas me gjykatësin që do të dënojë atë horr!

Shqipëria

Babai i vrau të ëmën me sqepar, i biri: Dua të flas me gjykatësin që do të dënojë atë horr!

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 20:23
Emiljano Mekolli

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Pogradecin, por jo vetëm, ku një 49-vjeçar vrau në mënyrë makabre gruan e tij, një tjetër dëshmi vjen nga djali i çiftit.

16-vjeçari Emiljano Mekolli që jeton me tezen në Itali, në një prononcim për “BalkanWeb” tregon për dhunën që ushtronte i ati, Bashkim Mekolli si ndaj nënës ashtu edhe ndaj atij vetë. Ai nuk e thërret baba dhe as në emër, por ‘horr’.

Emiljano ka edhe një kërkesë për gjykatësin, të cilit i kërkon ta dënojë me vdekje, pavarësisht se dënimi me vdekje në Shqipëri nuk ekziston.

“Me mamin i kisha marrëdhëniet shumë të mira ndërsa me atë horrin që nuk dua as ti përmend emrin. Ai konsumonte alkool dhe më dhunonte barbarisht mua dhe mamin të cilës ia fal jetën time. Jemi larguar shpesh nga shtëpia për këtë arsye. Dua të flas me gjykatësin që do e gjykojë atë horrin dhe ta dënojë me vdekje. Këtë meriton ai. Kur jemi larguar kam qenë unë që i kam kërkuar mamit të ktheheshin në shtëpi. Është faji im”, thotë Emiljano.

Bashkim Mekolli, 49 vjeç vrau mëngjesin e së dielës gruan e tij Demirkë Mekolli, duke e goditur disa herë me sqepar dhe thikë. Çifti jetonte bashkë me babain e Bashkimit, i cili tha më pas se djali i tij kurohej nga depresioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat