Majlinda Bregu: Pse PD i humbi zgjedhjet

Shqipëria

Majlinda Bregu: Pse PD i humbi zgjedhjet

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 21:38
Majlinda Bregu

Ish-deputetja e PD dhe një nga kritiket e kryedemokratit Lulzim Basha, Majlinda Bregu gjatë një interviste për emisionin "5 Pyetje nga Babaramo", komenton humbjen e PD në zgjedhjet e 25 qershorit dhe situatën ku ndodhet aktualisht.

Bregu foli për zhvillimet më të fundit në PD dhe çfarë do të bëjnë kundërshtarët e Bashës, pas paralajmërimit të këtij të fundit se fraksionet nuk do legalizohen. 

Hera e parë që flasim pas zgjedhjeve të qershorit dhe parashikimi juaj që mënyra sesi po performonte Basha doli dhe sipas parashikimit tuaj PD do të humbiste, sipas jush cili është shkaku që PD humbi?

E para nuk jam e lumtur që më doli fjala. Është një nga ato rastet që nuk ka ndjesi gëzimi që mbase intuita të bën të jesh i qartë, ajo që ndodhi me PD gjatë zgjedhjeve ishte humbje e paralajmëruar prej vitesh. Mënyra sesi PD iu afrua ciklit zgjedhor për këdo që ka eksperiencë politike por edhe ata që kanë një nuhatje politike, shkarja drejt një humbje të thellë ishte e qartë duke nisur edhe nga zgjedhjet lokale të 2013. Pavarsisht prej 2013 me urdhër të lidershipit të PD pati një shkëputje mes deputetëve dhe strukturave. Kur nisi procesi i zgjedhjes së degëve na u kërkua të mos kishim asnjë lidhje dhe asnjë influencim, ishin koordinatorët të caktuar nga Basha ata që do drejtonin. Ishte momenti i parë kur grupi politik parlamentar i PD u pushkatua politikisht pasi nuk do të kishin asnjë lidhje dhe kontroll me degët e PD. Më pas nisi një lloj amullie mendoj që u krijua një shkëputje sepse nuk njihnim më kryetarët në degë, kjo krijoi një shkëputje, më pas gjendja u rëndua me zgjedhjet e 2015 ku pak vetë e dinë që kishte një strategji të shmangies së deputetëve dhe ish-ministrave që nuk duhet të shfaqeshin me kandidatin Halim Kosova. Ka patur debate brenda nesh pasi na kërkohej të mos dilnim të shoqëronim kandidatin pasi do të mund të kishte kosto elektorale.

Ndoshta kanë patur të drejtë sepse ministrat 8 vite në zyrë kishin krijuar një imazh negativ dhe mund të ndikonin për keq?

Unë mund të bëj avokatin e shumë miqve por jo të gjithë atyre që japin urdhra të gabuara. Nuk mendoje se PD është një forcë ilegale, humbi në zgjedhjet e 2013, kryetari mori përsipër kosto dhe u largua. E për më tepër nuk u largua pas një qeverisje katastrofike. Por mendoj se një forcë që doli në opozitë nuk e ka luksin për të laruar kuajt e betejës në momentin që ka hyrë në fushatë, mund të ketë bërë më shumë dëm një drejtues sesa një ministër gjatë qeverishjë së PD. Kam gjetur një lëzije politikë pa vend.U bë e pamundur lidhja mes drejtuesve dhe elektorain, shumë persona kanë menduar se në zgjedhjet te e 2015 ne nuk kemi bërë fushatë, por po të pyesësh Halim Kosovën ai e di që nuk është kështu dhe kjo gjë krijoi një lloj hendeku. Në këta 4 vite opozitë ky problem u bë edhe më i madh, struktura ishin më inekzistente nuk kishte një model me ndarjen e re territoriale. Nuk kishte një qasje që strukturat të kishin një formnë. Ne hymë në një proces të mohimit të realitetit dhe faji gjithmonë shihej tek kundërshtari jo tek vetja. Ne nuk kemi humbur asnjë palë zgjedhje sipas drejtuesit të PD, dhe mbërritëm në këtë rezultat të 25 qershorit.

Sa ndikoi lista në këto zgjedhje?

Të gjithë e dinë si janë përgatitur listat e PD, por lista nuk ishte element i papritur pasi forumet e PD nuk ekzistonin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat