Deputetja e LSI: Fatkeqësisht qeveritarët ngatërrohen me këmbët e veta për Qytet Studentin

Shqipëria

Deputetja e LSI: Fatkeqësisht qeveritarët ngatërrohen me këmbët e veta për Qytet Studentin

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 22:16
Qytet Studenti

Përmes një postimi në rrjetin social, deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj ka dhënë disa fakte në lidhje me ratifikimin e një marrëveshje për rehabilitimin e 5 godinavë në Qytetin Studenti, e me të gafat dhe paqartësitë në të cilat janë zhytur përfaqësuesit e qeverisë, që ende nuk dinë të dallojnë grantin nga kredia.

Për më tepër lexoni postimin:

Sot, në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik u diskutua ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane për rehabilitimin e 5 godinave në Qytetin Studenti (faza e dytë e projektit. Faza e parë është miratuar rreth një vit më parë), investim që arrin shifrën 6.5 milion euro. Falenderoj qeverinë gjermane ka vendosur të bëjë një financim të kësaj natyre për të përmirësuar cilësinë e jetesës së studentëve shqiptarë. Me dëshpërim, po ju tregoj më poshtë jo thjesht mungesën e përgjegjshmërisë nga ana e qeverisë shqiptare, por edhe si ministri të ndryshme nuk e dinë nëse ky financim është grant apo kredi. Se si përpiqen të na fshehin çfarë bëhet aktualisht me pjesën e parë të fondeve prej 4.5 milion eurosh, që po sipas informacionit të ardhur nga qeveria është alokuar rreth një vit më parë. Si nuk dinë të ndajnë konceptin Qytet Studenti nga Kampus Universitar dhe si janë të pazotë të na tregojnë me transparencë projektin ku janë bazuar për të kërkuar këto fonde. 

Në diskutimet e bëra në komision qartazi gjenden momentet kur përfaqësuesit e ministrive të ndryshme përpiqen të qartësojnë njëri-tjetrin duke harruar që këtë punë duhet ta kishin bërë shumë kohë më parë. 

Kesaj i thonë #HaxhiQamilizëm qeveritar!

Bashkangjitur janë shkëputur pjesë nga marrëveshja dhe relacionet e ministrive të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat