Koalicion PD-LSI në Kuvend? Ja si përgjigjet Lulzim Basha

Shqipëria

Koalicion PD-LSI në Kuvend? Ja si përgjigjet Lulzim Basha

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 23:27
Lulzim Basha

Kryetari i PD-se, Lulzim Basha u shpreh sot i hapur per bashkepunim me LSI, nese edhe kjo force politike zgjedh te jete ne nje llogore me demokratet.

Duke folur ne emisonin “Studio e Hapur” te gazetares Eni Vasili ne News 24, ai tha se “Nëse LSI do të jetë në një llogore ku jemi ne, ky është një bashkëpunim opozitar. Ne jemi në llogore për interesin qytetar. Nëse e gjejnë veten në këtë llogore, bashkëpunimi do të jetë I natyrshëm. Unë flas për PD, nuk mund të flas për LSI”.

Reforma zgjedhore/ Basha paralajmëron: Rama të pranojë reformë të vërtetë zgjedhore ose…

Kreu i opozitës Basha ka folur në emisionin “Studio e Hapur” për sistemin zgjedhor. Ai ka paralajmëruar përplasje nëse qeveria nuk pranon të bëjë një reformë zgjedhore të vërtetë por pa e specifikuar se çfarë lloji.

“Po flasim parimisht. Ne kemi zgjedhur rrugën politike, kemi vënë të parën reformimin e sistemit politik sistem që ka denigruar me qeverisjen e një grushti kriminelësh. Jemi në një kurs të paevitueshëm përplasjeje. Zgjidhja e saj vjen përmes dy mënyrave: Ose të pranojë një reformë zgjedhore të vërtetë dhe vetëm atëherë do kemi qeveri që i përgjigjet qytetarit. Rruga e dytë një përplasje e paevitueshme mes atyre njerëzve që besojnë tek liria e demokracia dhe uzurpatorëve”, shprehet Basha.

Përgjimi i mbledhjes së kryesisë se PD, flet për herë të parë Basha: E qartë kush e bëri

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” ka folur për herë të parë pas kritikave të bëra nga ish-kreu i PD-së, Sali Berisha dhe për përgjimet e bëra në kryesinë e kësaj force politike.

“Nuk është për herë të parë kjo që ndodh dhe s’ka për të qenë hera e fundit”, shprehet Basha për përgjimet.

“Është akt kundër shpirtit të konsulencës për të folur lirshëm, të jesh vetvetja për ata që të kanë besuar. Ndaj me këtë kultin është një akt i padenjë. Skam aspak kuriozitet ta mësoj. Mendoj se akte të tilla…ne jemi në një proces të rishqyrtimit të statusit. Skam ndërmend të hetojë, po ta them hapur.Përgjimi është një atentat, nuk besoj që do te ketë efekt, por është një akt kundër, ndaj këtij shpirti i të folurit lirshëm”, shprehet Basha.

Gazetarja: Ju keni dijeni se kush mund ta ketë bërë?

Basha: Është e qartë se kush e bëri, por skam ndërmend të bëj gjueti shtrigash.

I pyetur edhe për konfriontimin midis  Mezinit dhe Gjanës, Basha  thekson se nuk ka pasur konfrontim por vetë debat

“Nuk ka pasur konfrontim fizik. Kjo është fyerje. Me qëllim apo jo. Në një moment që vendi ka probleme të tjera shkon vëmendja te opozita. Kjo qeveri është e degraduar që në fillim.

Ka ndodhur diçka që nuk duhet të ndodhte. Një debat që kaloi kufijtë e etikës. Pati një moment tensionimi, por jo dhunim fizik. Ky ka qenë një moment i tejkaluar që nuk duhet të ndodhte. Kjo tejkaloi atë që ndodhi në mbledhje dhe vendimin unanim të marrë.

Ka pasur edhe nxjerrje armësh në kryesinë e PS. Ishte një mbledhje e lodhshme dhe me shumë tension e debat. Më vjen mirë që pati vërtetësi dhe debat dhe që pati një vendim unanim”, shprehet Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat