Lulzim Basha: Listat nuk ndikuan te humbja, “të lënduarit” të kthehen

Shqipëria

Lulzim Basha: Listat nuk ndikuan te humbja, “të lënduarit” të kthehen

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 08:46
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pranoi se lista për zgjedhjet e 25 qershorit shkaktoi persona që u lënduan. I ftuar në ‘Studio e hapur’ në “Neës24” Basha tha se nga PD kanë ikur dhe kanë ardhur figura të saj që kanë dhënë kontribut. Basha tha se “lista ndikoi shumë pak te humbja”. Ai ftoi të “lënduarit” të kthehen në parti. “Njerëz që kanë spikatur për 20 vjet, PD ka nevojë për ata. Nuk ka nevojë për ftesë, ata e kanë pasur. S’ka asnjë pengesë të qenit apo jo deputet. Të qenit apo jo është një pengesë artificiale. Avantazhi i çdokujt me përvojë politike, dhe nuk është hera e parë që PD ka pasur persona që nuk kanë qenë deputet që s’kanë pushuar asnjë çast të vetëm. Përgjigja ime ishte e plotë dhe shteruese: bashkimi nuk mund të jetë fizik, por shpirtrash, moral dhe politik. Të jesh në një sallë, nuk është ky bashkimi. Unë e kuptoj se ka njerëz të lënduar në këtë proces.

Unë besoj se PD nuk lindi dje. Në PD kanë ikur dhe kanë ardhur figura të saj që kanë dhënë kontribut. Përcaktues për bashkim janë vlerat që na bëjnë demokrat. Unë reflektoj gjithçka. Në këtë proces kam dëgjuar publikisht dhe privatisht vendimi”, tha ai. Ai tha se vendimi për hartimin e listave për deputetë ka qenë më i vështiri për të, duke shtuar faktin se kjo do të jetë hera e fundit që kryetari merret me emrat. Sipas Bashës, kjo detyrë do t’i takojë anëtarësisë së PD-së. “Vendimet në të vështira ka qenë ai për grupin parlamentar, Ka nisur një proces reflektimi brenda vetes. Reflektimi im për këtë listë është një çështje e imja, lista është kjo, ky është grupi parlamentar. Për PD është hera e fundit që kryetari bën listën e deputetëve, këtë kam thënë edhe herën e parë. Lista ka dalë nga anëtarësia e PD. Kjo është përgjigja për ata që ndoshta janë të lënduar nga kjo listë”, theksoi Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur mbi incidentin e ndodhur në mbledhjen e kryesisë javën e kaluar mes anëtarëve Jemin Gjana dhe Valbona Mezini. “Nuk ka pasur konfrontim fizik. Kjo është fyerje. Me qëllim apo jo. Në një moment që vendi ka probleme të tjera shkon vëmendja te opozita. Kjo qeveri është e degraduar që në fillim. Ka ndodhur diçka që nuk duhet të ndodhte. Një debat që kaloi kufijtë e etikës. Pati një moment tensionimi, por jo dhunim fizik. Ky ka qenë një moment i tejkaluar që nuk duhet të ndodhte. Kjo tejkaloi atë që ndodhi në mbledhje dhe vendimin unanim të marrë. Ka pasur edhe nxjerrje armësh në kryesinë e PS. Ishte një mbledhje e lodhshme dhe me shumë tension e debat.

Më vjen mirë që pati vërtetësi dhe debat dhe që pati një vendim unanim” – tha Basha. Basha, e ka cilësuar të turpshme përgjimin që u bë në mbledhjen e kryesisë, dhe më pas bërjen publike të debatit të fortë mes anëtarëve të kryesisë. “Kam besim tek anëtarët e kryesisë së PD-së, por është një akt kundër, një akt kundër të folurit lirshëm apo të jesh vetvetja, është një sabotim. Kundër përgjegjësisë që unë ju kam caktuar këtyre anëtarëve të kryesisë. Është një akt i padenjë. Nuk kam dhe as nuk kam kuriozitet ta mësoj. Kjo është diçka e turpshme”, – deklaroi Basha.

Kur u pyet nëse ndryshimet në statut do të përfshijnë edhe dorëheqjen e nëse humb partia në zgjedhjet e ardhshme locale, Basha nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë ndërsa tha se “synimi i PD-së nuk është shkarkimi i kryetarit, por fitorja e zgjedhjeve”. “Unë personalisht u kam premtuar demokratëve në garën e korrikut se do përpiqem që PD të dalë nga ky proces sa i përket vendimmarrjes brenda saj me një vendimmarrje demokratike. Një vendim i marrë nga një trupë më e madhe gabon më shumë se një vendim i marrë nga trupë me e vogël. Ato që ne besojmë do bëhen realitet dhe do e nisim ndryshimin brenda vetes”- tha Basha.

“Rezultati i zgjedhjeve nuk ka shumë të bëjë më listën e kandidatëve. Përpjekja për të lidhur listën me rezultatin e zgjedhjeve është një përpjekje e sforcuar. Nga prania e krimit dhe drogës Shqipëria është refuzuar dhe në Evropë. Përpjekja jonë ishte të largonim Edi Ramën”- tha Basha. Ndër të tjera Basha u pyet edhe për çadrën e ngritur në Bulevard dhe nëse ajo ishte një dështim. Kreu i PD u shpreh se çadra nuk ishte dështim, ndërsa sipas tij Rama ka korruptuar edhe ndërkombëtarët. “Jo nuk e quaj dështim çadrën pasi ne ndërgjegjësuam shoqërinë shqiptare. Rama ja doli falë krimit të mbijetonte. Ai ka korruptuar edhe ndërkombëtarët nuk ka rëndësi këtu apo në Bruksel. Rama ka diplomacinë e drogës.

Nëse do kishim të njëjtit standard ndërkombëtar si në Maqedoni apo këtu Rama nuk do ishte kryeministër. Të gjitha këto propaganda dhe lobingje kontribuuan që lëvizja jonë mos kulmonte me qëllimin që ne kishim. Rama nuk ka një mazhorancë legjitime. Unë mendoj se angazhimi i bandave të drogës ndihmuan Ramën. Pse thotë Rama jemi konkurrentë unë them nuk jemi, sepse të jesh konkurrentë do të thotë të ndash edhe ngastrat e drogës. Unë s’mund të jem konkurrent i tij kurrë, unë konkurroj për një Shqipëri europiane, ku policia mos të jetë nën terrorin e bandave por anasjelltas. Dy mundësi kishim: Edi Ramën nuk e largonim dot, kishte dy standarde, Gruevskit i thanë jo, këtij me ngastra droge jo. Kur nuk ndodhi kjo, PD o do ngelej jashtë procesit zgjedhor, dhe e dyta duke përdorur zemërgjerësinë maksimale nga aleatët amerikanë duke pranuar paketën dhe nuk arritëm pak. Pyetja shtrohet çfarë mundësish kishte PD-ja.”- tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat