Dita Ndërkombëtare e Farmacistëve, Toma: Duhet bërë një ripërmasim i funksioneve

Shqipëria

Dita Ndërkombëtare e Farmacistëve, Toma: Duhet bërë një ripërmasim i funksioneve

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 18:58
Dita Ndërkombëtare e Farmacistëve

Data 25 shtator përkon me Ditën Ndërkombëtare të Farmacistëve, ndaj me këtë rast Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë organizoi një aktivitet të posaçëm, ku morën pjesë përfaqësues të ndryshëm të sektorit shëndetësor nga vendi ynë dhe jo vetëm.

Për nder të kësaj dite, në Tiranë, u ngritën edhe çadra në të cilat qytetarët morën informacion të zgjeruar në lidhje me shërbimin farmaceutik si dhe u ofruan falas shërbime si: matje e tensionit, matje e glicemisë, matje peshe etj.

Një fjalë përshëndetëse në këtë aktivitet mbajti edhe Presidentja e Urdhrit të Farmacistit në Shqipëri, Diana Toma.

Ndër të tjera Toma bëri një rezyme sesi lindi dita e bashkimit të farmacistëve në mbarë botën, duke theksuar se kjo organizatë numëron një anëtarësi prej mbi 3 milion farmacistësh, të shpërndarë në gjithë botën dhe që përfaqësojnë të gjitha fushat e sistemit farmaceutik.

Aktualisht, në Shqipëri regjistrohet një numër prej 3202 farmacistësh, ndër të cilët, 2160 janë pjesa vitale e shërbimit farmaceutik.

Presidentja e UFSH-së u shpreh se po t’i referohemi realitetit shqiptar se dhe për farmacistin shqiptar për shërbimin që ai ofron ka ardhur momenti për të bërë një ripërmasim të funksioneve të tij, gjithmonë paraprirë nga ligji dhe rregulloret.

Toma pati edhe një mesazh për kolegët farmacistë duke u shprehur se pavarësisht fushave të ndryshme brenda sistemit farmaceutik ku ne kemi zgjedhur të jemi pjesë dhe të ofrojmë e aplikojmë dijet tona, kemi një ditë dhe datë të vetme, që na përfaqëson në profesionin tonë të misionizuar, profesionin e farmacistit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat