"Telefonata me babain para se ta vriste. Dëgjova nënën t'më thërriste...Më fal"

Shqipëria

"Telefonata me babain para se ta vriste. Dëgjova nënën t'më thërriste...Më fal"

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 19:32
Emiliano Mekolli

Një tragjedi e rrëfyer në fare pak minuta. Emiliano Mekolli, vetëm 16 vjeç, që jeton në Itali në mënyrë klandestine, tregon për Klan Plus, në një intervistë në Facebook, ferrin në familjen e tij.

Përpjekjet që kishte bërë për ta mbajtur familjen e bashkuar, dhe fundin e dhimbshëm. E quan të atin një kriminel, që as do ta shikojë kurrë. Por s’ka ç’të bëjë më shumë. 

“Telefonata e fundit me babain ishte pak minuta para krimit. Në sfond dëgjoja thirrjet e nënës.. Emiliano, Emiliano….”., shprehet ai.

Në fund një lutje. I kërkon falje nënës që nuk i erdhi dot në varrim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat