Çfarë ndodhi te rruga “Bardhyl”? Dëshmitarët: U qëllua nga makinë në makinë

Shqipëria

Çfarë ndodhi te rruga “Bardhyl”? Dëshmitarët: U qëllua nga makinë në makinë

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 08:22
ilustrim

Të tjera detaje janë bërë të ditura nga të shtëna me armë zjarri që u shënuan mbrëmë në rrugën “Bardhyl”, rreth orës 22:25, në kryeqytet.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë, se të shtënat kanë ndodhur mes dy automjeteve ku është qëlluar nga makina në makinë. Ndërsa policia thotë që të shtënat janë shënuar në ajër.

Njoftimi i policisë

Tiranë.

Informacion paraprak.

Më datë 26.09.2017, rreth orës 22:25, në Numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bardhyl”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :

Në rrugën “Bardhyl”, ka patur të shtëna me armë zjarri në ajër.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja dhe deri tani nuk ka persona të lënduar.

Janë shoqëruar 7 persona në ambientet e policisë për verifikim dhe sqarime të mëtejshme.

Po vazhdon kontrolli i territorit dhe po punohet nga ana e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat