Kontrolle për drejtuesit e automjeteve të shërbimit publik, ja sa të ndëshkuar deri më tani

Shqipëria

Kontrolle për drejtuesit e automjeteve të shërbimit publik, ja sa të ndëshkuar deri më tani

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 08:26
Policia e Shtetit

Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë disa masa për ndëshkimin e drejtuesve te automjeteve të shërbimit publik, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në kundërshtim me ligjin.

Policia po vijon kontrollet e automjeteve të shërbimit publik, të atyre që transportojnë fëmijë në shkolla e kopshte, autobusë, taksi si dhe autovetura të tjera që dyshohet se ushtrojnë aktivitet të paligjshëm, pa licencë, duke mos u stacionuar në terminalet e përcaktuara nga Enti Pronar dhe në kundërshtim me kushtet dhe kriteret e certifikatave të transportit rrugor.

Nga kontrollet e ushtruara në të gjithë territorin e qytetit, në orare të ndryshme dhe sipas hartës së evidentuar më herët si zona problematike sa i përket transportit publik, janë konstatuar e ndëshkuar për mangësi të ndryshme 90 drejtues automjetesh, për informalitet në fushën e transportit.

Gjithashtu janë ndëshkuar 25 drejtues automjetesh që transportojnë fëmijë pa vendosur rripin e sigurimit, dhe për mangësi të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat