Dueli i mbrëmjes Rama-Basha, kryeministri paralajmëron shkurtime në administratën publike

Shqipëria

Dueli i mbrëmjes Rama-Basha, kryeministri paralajmëron shkurtime në administratën publike

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 23:48
Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë replikuar me njëri-tjetrin mbrëmjen e sotme në Parlament, kur po diskutohej organika e tre institucioneve të vettingut dhe reforma në administratën publike.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama tha se Shqipëria ka numrin më të madh të drejtorëve dhe shefave, duke paralajmëruar kështu shkurtime në vendet e punës të administratës.

“Jemi vendi me numrin më të madh të drejtorëve, shefave, sekretareve, pastruesve dhe rojeve në Europë. Shoqërira, operatorë të posaçëm, shto ujë e shto miell me qëllim për t’i gjetur punë njerëzve të partisë. Ne nuk mund të pranojmë që në administratat normale në Europë e rajon raporti i nëpunësve që paguhen për të realizuar misionin është 3 me 1, ndërsa ne e kemi 1 me 1, se janë të partisë e të tepsive”, deklaroi Rama.

Nga ana tjetër, kryeopozitari Basha i përmendi Kryeministrit Rama kohën kur drejtonte Bashkinë e Tiranës në të cilën kishte numër të lartë punonjësish personal.

“Kur ishe në Bashki kishe 8 maxhordomë me bluza të bardha. 11 vjet në Bashki, 8 maxhordomë. E jotja s’është qeveri e vogël. Kjo është qeveria më e rëndë e 27 viteve. Ty të duhen dy garuzhdet, Damiani me Arbenin, edhe pecetët që të fshish buzët dhe tepsia është e jotja. 25 inspektoriate krijove. Nuk kanë firmën e PD, as të Sali Berishës. Kanë firmën tënde, ti je Kryeministri. Hape me qindra vende të panevojshme pune duke filluar nga Kryeministria. Ti pra po na jep këtu leksione për refomrën dhe tani ke vetëm një qëllim, tepsinë për vete. Ata maxhordomët e tu unë i hoqa nga puna, sigurisht nuk më erdhi mirë se ishin familjarë dhe ata”, tha Lulzim Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat