Shqipëri: Rritja ekonomike 4,06 përqind në tremujorin e dytë

Shqipëria

Shqipëri: Rritja ekonomike 4,06 përqind në tremujorin e dytë

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 00:38
Ilustrim

Në Shqipëri rritja ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti shënoi një nivel të lartë duke u ngjitur në kuotën e 4,06 përqind. Sipas Institutit shqiptar të Statistikave, Instat, kontributin kryesore në rritjen e Proshimit të Brendshëm Bruto e ka dhënë sektori i Ndërtimit me 1,84 pikë përqindja. Ky është gjithashtu dhe sektori që ka shënuar edhe rritjen më të madhe duke kërcyer në mbi 22 përqind, “influencuar kryesisht nga investimet private të lidhura me gazsjellësin TransAdriatic Pipeline, si edhe nga punimet për realizimin e disa veprave publike”, shpjegon INSTAT-i.

Pothuajse të gjthë sektorët e ekonomisë kanë patur një ecuri pozitive, përveç grupit të Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative, i cili shënoi një rënie prej 2,31 % i ndikuar kryesisht nga rënia në aktivitetin e Call Center. Ky aktivitet ushtrohet kryesisht nga kompani italiane, të cilat kanë reduktuar ndjeshëm veprimtarinë e tyre si pasojë e vendimit të qeverisë italiane për të dekurajuar shtrirjen e tyre jashtë vendit. Rritje negative ka patur dhe grupi i aktiviteteve Shërbime të tjera, -4,57 përqind.

Në tremujorin e parë Prodhimi i Brendshëm Bruto ishte në nibvelin e 3,94 përqind, ndërsa në 2016, rritja ekonomike sipas INSTAT-it ishte 3,37 përqind. Prej disa vitesh ekonomia shqiptare ka njohur një tendencë pozitive. Për 2017 autoritetet kanë parashikuar që rritja të jetë në nivelin e 3,8 përqind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat