“E vramë se mori bukën e gojës”, banorët vrasin afër Kalasë së Dodës arushën

Shqipëria

“E vramë se mori bukën e gojës”, banorët vrasin afër Kalasë së Dodës arushën

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 16:14
Banorët vrasin afër Kalasë së Dodës arushën

Prej kohësh është ngritur alarmi se popullata e arinjve të murrmë në Shqipëri është drejt zhdukjes.

Por nuk është ndërmarrë asnjë masë mbrojtëse për ta hequr këtë popullatë nga lista e kafshëve të rrezikuara nga zhdukja.

Në këto foto shikohet se si banorët e fshatit Sterdok kanë vrarë një arushë për të mbrojtur të mbjellat e tyre.

Qytetari që ka nisur fotot ka shkruar pranë JOQ:

Image

Kjo arushë është vrarë pranë Kalasë së Dodës sepse na i dëmtoi të gjitha të mbjellat. Na mori bukën e gojës.

Në fund të gjithë kësaj natyrshëm lind pyetja se përse arinjtë kërkojnë ushqim tek të mbjellat e fshatarëve?!

Apo mos vallë prerja e pyetjeve pa kriter e ka dëmtuar habitatin e tyre. Kujtojmë këtu faktin se prerja pa kriter e pemëve dëmton edhe gjallesa të tjera, me të cilat arinjtë ushqehen. Për më tepër shikoni fotot dhe gjykojeni vetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat