Zgjidhet kryetari i Gjykatës Kushtetuese

Shqipëria

Zgjidhet kryetari i Gjykatës Kushtetuese

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 12:48
Bashkim Dedja

Gjykata Kushtetuese zhvilloi sot zgjedhjet për kryetarin. Këtë post do të vazhdojë ta mbajë për një mandat të dytë Bashkim Dedja. Ai u votua në mënyrë unanime nga të gjithë antarët e Gjykatës Kushtetuese. 

Bashkim Dedja u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1993. Nga viti 1993-1996 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë. 1996 - 1998 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

 t 1998-2010 punoi në në Gjykatën e Apelit Durrës. Është pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës në të drejtën penale dhe në Shkollën e Magjistraturës në lëndën “Shkrimi dhe arsyetimi ligjor”. Ai është edhe ekspert i trajnimit vazhdues.

Bashkim Dedja u emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010. Në vitin 2012 u zgjodh kryetar i kësaj gjykate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat