Çfarë po ndodh, Rama vizitë urgjente në SHBA. A lidhet me “shpërthimin” e ambasadorit Lu

Shqipëria

Çfarë po ndodh, Rama vizitë urgjente në SHBA. A lidhet me “shpërthimin” e ambasadorit Lu

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 13:41
Kryeministri Edi Rama dhe amasadori Lu

Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë dje një udhëtim urgjent për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm pak kohë pasi qëndroi aty për 10 ditë.

Burime të sigurta nga stafi pranë tij e konfirmojnë këtë lajm, por sipas tyre kjo vizitë ka të bëjë me një vdekje në rrethin e të njohurve të tij, përtej oqeanit.

Por burime të tjera thonë, se “vdekja” është një alibi pas dekonspirimit të kësaj vizite të fshehtë 24 orëshe në SHBA.

Ato e lidhin udhëtimin me deklaratat e fundit të ambasadorit Lu dhe ultimatumin që i kanë dhënë SHBA-të, për të goditur simbiozën e krimit të organizuar, me zyrtarë të lartë në qeverinë e tij.

Mësohet se Rama ka shkuar në SHBA për të takuar mikun e tij Xhorxh Soros dhe për ti kërkuar ndihmë.

Të njëjtat burime konfirmojnë se e gjitha kjo bëhet, për të shpëtuar kokën e tij, pasi dy ministra aktual të kabinetit që drejton tashmë, “e kanë prerë biletën” e largimit.

 Duket se do të kemi një “Deja Vu” të rastit Tahiri, të cilin Edi Rama “ e shiti” pa problem, për të larguar përgjegjësitë e tij nga ajo që ndodhi në vitin 2016 me kanabizimin dhe kriminalizimin e vendit, deri në majë të piramidës shtetërore.

Rama mbërrin sot në Shqipëri dhe pas këtij udhëtimi dhe deklaratave të ambasadorit Lu mësohet se priten zhvillime të rëndësishme, në skenën politike shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat