Donald Lu: Kemi shumë punë për të bërë, dua të rri në Shqipëri deri verën e 2018

Shqipëria

Donald Lu: Kemi shumë punë për të bërë, dua të rri në Shqipëri deri verën e 2018

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 16:54
Donald Lu me studentë e gazetarë

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu ka deklaruar ditën e sotme se mandati i tij përfundon në janar të vitit 2018, por ai ka kërkuar që të qëndrojë deri në verën e 2018.

Arsyeja? Sipas ambasadorit të SHBA-së në Tiranë ‘ka ende shumë punë për të bërë’.

‘Mandati im mbaron në Janar të 2018-s. Kam kërkuar që të qëndroj deri në verë 2018.

Deri atëherë kemi shumë gjëra për të bërë’, ka thënë ambasadori Donald Lu, në një takim me studentë e gazetarë në ambientet e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

‘Nder për mua dhe familjen time për këto 2 vite e gjysmë që kalova në Shqipëri’, ka vazhduar deklaratën e tij ambasadori Donald Lu. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat