Rama rrit taksat, biznesi i vogël do të paguajë TVSH-në

Shqipëria

Rama rrit taksat, biznesi i vogël do të paguajë TVSH-në

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 20:28
Edi Rama

Nga 1 janari 2018 edhe biznesi i vogël do të futet në skemën e TVSH-së. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Fier ku foli për buxhetin e vitit 2018.

“Do t’i kërkojmë biznesit të vogël të bëhet pjesë e luftës kundër informalitetit. Të gjitha subjektet, edhe subjektet e biznesit të vogël do të përfshihen në  TVSH. Nuk është e vërtetë që do të ketë rritje taksash për biznesin e vogël. Ne e kemi bërë zero dhe do të vazhdojë të mbetet zero. Ne do ta përfshijmë në regjimin e TVSH, por kjo nuk do të thotë se do të ketë rritje taksash. Çdo biznes i vogël do të sillet në mënyrë të strukturuar”, ka thënë Rama.

Ndonëse Kryeministri po e fsheh, përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së është praktikisht rritje takse që do rëndojë xhepat e konsumatorëve për mallra dhe shërbime të ndryshme.

Kjo është hera e parë që biznesi i vogël detyrohet të paguajë TVSH-në. Në këtë skemë deri më tani ishin bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat