Gazetari bën deklaratën e fortë: Kjo është arsyeja e vërtetë e takimit mes Ramës dhe Llallës

Shqipëria

Gazetari bën deklaratën e fortë: Kjo është arsyeja e vërtetë e takimit mes Ramës dhe Llallës

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 21:50
Edi Rama dhe Flamur Vezaj

Gazetari i kronikës së zezë, Flamur Vezaj, i cili ka lënë Shqipërinë për të jetuar në SHBA, ka reaguar ditën e sotme lidhur me takimin e zhvilluar mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Në një status në profilin e tij në ‘Facebook’, Vezaj thotë se takimi është zhvilluar për të mbyllur pazaret e fundit, ku Rama i ka kërkuar Llallës që deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi të mos preket nga ligji i Dekriminalizimit, ndërsa Llalla ka kërkuar që të qëndrojë edhe 5 vite në krye të institucionit hetimor.

Statusi i Vezajt”

Grahma e fundit e nje prokurori qe ne çdo shtator do trondise themelet e shtetit!

Adriatik Llalla, pak dite me pare paska mbrojt doktoraturen ne Universitetin e Drejtesise, se keta titullaret sa here kane poste te larta perfundojne me suksese masterat e doktoraturat! E siç duket ky ka qene edhe sebepi i takimit me KM, qe ky i fundit ti uronte doktoraturen dha ta linte edhe 5 vjet ne detyre meqe tani u shkollua e ndoshta mesoi edhe anglishten! Por zyra e shtypit njoftoi se takimi eshte zhvilluar me kerkese te KM, i cili eshte “interesuar” per deputetin problematik A.Rakipi! KM qenka “shqetesuar” per verifikimin e te kaluares kriminale te deputetit A.Rakipi e nuk shqetesohet per deklaratat e Ambasadorit amerikane per grupet kriminale qe jane fuqizuar duke permend edhe emra konkret e ku pergjegjesi per mos ndeshkimin e tyre ka edhe Prokurori ne ikje! Por burimet nga PROKURORIA, thone se takimi eshte zhvilluar me ndermjtesimin e nje pronari te nje spitali privat ne Shqiperi, i cili ka hyre ndermjetes mes prokurorit dhe KM qe ky i fundit ta lejoi te vazhdoj ne detyre meqense u gradua edhe si doktor shkence pasi partit e tjera ia “paskan” dhene fjalen dhe i duhej garancia e KM. E ky fundit kishte nje kusht, qe deputetin A.Rakipi te mos e trazoj! Kusht ky, qe mesohet se eshte pranuar me dashuri pasi vet prokurori ne ikje paska njohje personale me A.Rakipin nepermjet nje “shokut” te perbashket bizmesmen nga Durrrsi i perfolur ne shume afera te dyshimta ne Shqiperi! Pas takimit, frytdhenes prokurori ne ikje eshte kthyer ne zyre dhe ka kerkuar nga ata pak vartes qe ka besim (e qe fjala doli prap) te vazhdoj gjuhetia ndaj fakirave deri sa te behet Vetingu! Por deri atehere prokurori ne ikje, ka ngrit gjithashtu nje komision qe po bene vleresime per punen e vartesve, komision ky i ngritur ditet e fundit qe per disa prokuror eshte krijuar vetem per te njellos me vleresime negative disa nga keta prokuror qe kandidojne ne KLP por qe nuk jane pjese e kulisave te prokurorit te pergjithshem ne ikje! 

Per te rejat e fundit te takimit dhe premtimet e prokurorit ne ikje do te mesojme shume shpejt nga institucioni qe ndodhet ne rrugen e Elbasanit ne ditet ne vazhdim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat