Shpërthen Basha: Ky biçim Parlamenti po degradon, jeni në hall me “rrugën e Elbasanit”

Shqipëria

Shpërthen Basha: Ky biçim Parlamenti po degradon, jeni në hall me “rrugën e Elbasanit”

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 10:41
Lulzim Basha

Komisioni i Reformës Zgjedhore ka futur në debat dhe replika mazhorancën dhe opozitën në Parlament, ku kjo e fundit ka kërkuar debat. Por mazhoranca tha se nuk mund te behet debat me nje ceshtje per te cilen eshte rene dakort.

Lideri i opozites Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit tha:

“Ky bicim parlament po degradon, sot ne rend dite kemi cështjen e zgjedhjeve, opozita ka depozituar kërkesën për debat me emrat e folësve ju vini të papërgatitir për debat se nuk e doni debatin, për ti mbyllur gojën opozitës me kartona, mblidh konferencën e kryetarëve tani, opozita e ka bërë kërkesën pro rregullores, ky parlament s’është pronë e mazhorancës, as e jotja, prandaj ndërpre tani seancën, konstato kush ka përgjegjësinë për këtë problem.
Keni lepurin në bark, ose bëhu përgjegjës për bllokimin total të punimeve të këtij parlamenti, vendos për një afat të arsyeshëm debati, s’mund të shtyhet me një javë, ne kemi kërkuar orën 4, por kjo seancë smund të procedojë në shkeljen e rregullave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat