“Po gënjen popullin me lesh”, Rama i përvishet komentuesve: Mos bëni triko me gojë

Shqipëria

“Po gënjen popullin me lesh”, Rama i përvishet komentuesve: Mos bëni triko me gojë

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 17:13
Edi Rama

Pas deklaratës që bëri ditën e sotme kryeministri Edi Rama lidhur me nismën e qeverisë për të reduktuar dokumentacionet në shërbim të qytetarëve, lumë reagimesh ka pasur në faqen e tij të “Facevook”-ut.

Shumë prej komentuesve i janë kundërvënë Ramës, ndërsa i sugjerojnë atij që mos të gënjejë popullin.

Teksa shprehen skeptikë për këtë nismë, dikur prej komentuesve shkruan se “Kryminister certifikatash, bravo Edi e ke kuptu qe populli rrehet me lesh…”.

Ndërkohë flakë për flakë ka qenë edhe përgjigja e kreut të Qeverisë, i cili pohoi se populli nuk gënjehet. “Haha o i shkreti Gjon, nuk paske kuptue kurregja po shyqyr qe populli është i mençur e nuk rreh uje ne havan si zotnia juej [????] ”, shkruan Rama në përgjigjen e tij.

Mes replikave, Rama i kthehet një tjetër komentuesi, ndërsa shkruan: “Mos bej triko me goje Marku po shko ne shkolle shko ne shkolle”.

Image
Facebook
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat