U fotografuan duke u puthur, rrëfehet Basha për lidhjen me Monikën: Ne na bashkojnë shumë gjëra

Shqipëria

U fotografuan duke u puthur, rrëfehet Basha për lidhjen me Monikën: Ne na bashkojnë shumë gjëra

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 23:25
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi

Nuk ka kaluar pa u vënë re një puthje miqësore midis kryeopozitarit Lulzim Basha dhe kryetares së LSI Monika Kryemadhi.

Ai ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Top Story” ku është pyetur në lidhje me këtë takim miqësor dhe raportet midis dy partive kryesore opozitare.

Basha ka deklaruar se marrëdhëniet me LSI janë të kushtëzuara pasi ata janë në opozitë dhe tashmë nuk mund të bëjnë më një koalicion partish.

Kjo ishte një pjesë nga përgjigja e tij në lidhje me pyetjen:

Ne nuk jemi në qeveri të krijojmë një koalicion. Ne jemi në opozitë. Neve na bashkojnë taksat, plehrat, shqetësimet e qytetarëve përballë një mazhorance që ka amalguar lidhjen e saj me krimin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat