Angazhimi i ministres së Arsimit: Rritje të pagave për mësuesit deri në 40 %

Shqipëria

Angazhimi i ministres së Arsimit: Rritje të pagave për mësuesit deri në 40 %

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 08:57
Pamje nga takimi

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla shpreh angazhimin për rritjen e pagave të mësuesve deri në 40 %.

Gjatë një takimi më mësues në gjimnazin “Sinan Tafaj” në kuadër të ditës ndërkombëtarë të mësuesit, Nikolla deklaroi se mësuesit duhen mbështetur me mënyrën sesi formohen dhe si edukohen në fakultetet e edukimit.

“Do të mundësojmë nxjerrjen nga niveli i dobët i rreth 2200 mësuesve në të gjithë Shqipërinë, ashtu sikurse do të ndërtojmë një sistem të ri të kualifikimit. Pa dyshim mësuesit duhen mbështetur me pagën. Ne jemi angazhuar të rrisim deri në 40% pagën e tyre. Mësuesit duhen mbështetur me mënyrën sesi formohen dhe si edukohen në fakultetet e edukimit”, deklaroi ministrja.

Gjatë një prononcimi për mediat, Nikolla kërkoi gjithashtu prej drejtuesve të Universiteteve të mbështeten në raportin e akreditimeve për të përsosur kurikulat dhe për të rritur cilësinë në fakultete.

Ajo deklaron se është e nevojshme që të bëhet një analizë mbi gjetjet në vlerësimin e institucionet e arsimit të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat