Vettingu, skuadra bëhet gati takon dhe shefen e ONM-së

Shqipëria

Vettingu, skuadra bëhet gati takon dhe shefen e ONM-së

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 14:09
Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit zhvilloi një takim me anëtarët e komisioneve të vetingut

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit zhvilloi një takim me anëtarët e komisioneve të vetingut. Përmes një postimi në Twitter ajo shprehu besim të plotë se puna e tyre do të sjellë ndryshime positive. Ata kanë postuar dhe njw foto sw bashku.

Pak ditë më parë ambasadori i SHBA-së Donald Lu paralajmëroi fillimin e vettingut brenda pak ditësh.

Më 17 qershor Parlamenti i Shqipërisë miratoi me 100 vota pro dhe dy kundër listën me 27 anëtarët e komisioneve të vetingut.  Nën monitorimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, tre institucionet e vetingut do të kontrollojnë njerëzit e drejtësisë në drejtimin e pasurisë, lidhjeve me krimin e organizuar dhe aftësitë profesionale.

Anëtarët e KPK

Etleda Çiftja, ish-përfaqësuese ligjore e Hydropower Devoll

Firdes Shuli, notere

Genta Tafa Bungo, pedagoge, sekretare e Përgjithshme e Dhomës së Përmbaruesve
Xhensila Pine, pedagoge e të drejtës kushtetuese

Brunilda Bekteshi Vasha, juriste

Roland Ilia, avokat dhe lektor në universitetin e Shkodrës
Suela Shegu, specialiste në KLD

Valbona Sanxhaktari, juriste në Kryeministri

Pamela Qirko, juriste në AMC

Alma Feskaj Vokopola, juriste në Kuvend

Lulzim Hamitaj, avokat në Romë

Olsi Komici, ish-punonjës në disa institucione i cili është hetuar dhe shpallur i pafajshëm për shpërdorim detyre.

Anëtarët zëvendësues:

Vojo Malo, avokat

Pal Shkëmbi-avokat dhe kryetar i Partisë Popullore Kristian Demokrate.

Komisionerët Publikë:

Herald Saraçi

Klodian Ballhysa

Zëvendësues:

Dariel Sina

Aldona Sylaj

Kolegji i Apelimit

Ardian Hajdari, avokat

Natasha Mulaj, ndihmëse ligjore e Gjykatës së Lartë

Sokol Çomo, anëtar i KLD

Ina Rama, ish Prokurore e Përgjithshme

Albana Shtylla, sekretare e Përgjithshme e Kuvendit dhe anëtare e KLD

Luan Daci, ish-kandidat për anëtar të Gjykatës së Lartë

Rezarta Schuetz, drejtoreshë juridike për OSBE në Shkup

Anëtarët zëvendësues:

Etleva Papleka

Mimoza Tasi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat