Bregu: Basha u mbështet nga Berisha, por ai nuk ka cilësitë e liderit

Shqipëria

Bregu: Basha u mbështet nga Berisha, por ai nuk ka cilësitë e liderit

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 11:00
Majlinda Bregu

E ftuar në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës, ish-Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka folur për situatën brenda Partisë Demokratike, duke thënë se megjithëse prej kohësh artikulohej, tashmë është e qartë se Basha nuk ka karakteristikat e liderit.

“Nën drejtimin e Lulzim Bashës PD ka këtë formë që ka sot. Fatkeqësisht për shumë të tjerë po bëhet fakt i pranuar, ajo që dukej e pamendueshme deri dje, sot duket fakt real që Basha nuk përmbush rolin e kryetarit, nuk ka karakteristikat e një lideri të opozitës”, ka thënë Bregu. E pyetur për deklaratat e Sali Berishës, Bregu tha se duhet të reagonte më herët, edhe për vetë faktin se Lulzim Basha është mbështetur hapur nga ish-kryeministri Berisha. “Mos më pyet mua se pse nuk reagon doktori. Por besoj që ai vetë u mundua në një intervistë të bënte një lloj sqarimi të pozicionit të tij. Të gjithë prisnin të fiste Sali Berisha, por edhe sepse Lulzim Basha ka pasur mbështetjen e Sali Berishës. Ai ka sqaruar pozicionin e tij për mosrikthimin në krye të PD. Nuk është vetëm Sali Berisha që tenton të mbajë PD-në bashkë. Edhe ideja me platformën e Partisë Demokratike ka një qëllim kryesor: Bashkimin e PD dhe shpëtimin e saj si forcë politike”, tha Bregu.

Kohët e fundit është folur edhe për një pozicion që Bregu do të merrte në qeverine Rama. E pyetur këtë të premte në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës se “Nëse Rama ju ofron një pozicion, si për shembull ai i kryenegociatores, a do ta pranonit?” Bregu është përgjigjur jo pa ironi, duke thënë se prej kohësh asaj virtualisht i “janë dhënë” shumë poste, por asgjë nuk ka qenë e vërtetë. “Nuk ka mbetur pyetje hipotetike që nga presidenti, ministre, etj. Unë nuk kam nevojë për asnjë pozicion politik, aq më tepër në forcën kundërshtare, për të bërë një detyrë që e kam bërë me zemër”, u përgjigj qartë ish-deputetja e Partisë Demokratike.

Pyetjes së Turit, sesi është ndjerë në dy seancat e para të Kuvendit, Bregu pergjigjet: ”Nuk të ndryshon ndjesia duke qenë se nuk je brenda në Parlament dhe je jashtë, të kesh një ndjesi, një ndjesi disi ndryshe. Besoj se do isha ndjerë kaq keq brenda siç ndihem jashtë kur e shoh nga shtepia dhe po të kisha qenë brenda. Flas për dy seancat më të rëndësishme, flas për seancën kur deputetët e PD votuan zgjedhjen e Gramoz Ruçi, dhe për seancën me ca fjalime, nuk dua të vë epitete… gjatë seancës së programit të qeverisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat