Erdhi dimri, dëborë e aksidente në Rrugën e Kombit

Shqipëria

Erdhi dimri, dëborë e aksidente në Rrugën e Kombit

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 08:02
Dëbora

Dimri mbërriti menjëherë pas ditëve me diell, pothuajse verore. Ulja e menjëhershme e temperaturave ka sjellë reshje shiu në të gjithë vendin, veçanërisht në veri dhe veri-lindje ku nisën edhe reshje dëbore. 

Në zonat e thella trashësia e borës shkoi deri në 25 centimetra, ndërsa në Rrugën e Kombit deri në 10 centimetra. Pjesa më e vështirë e rrugës është në zonën mes fushës së Dukagjinit dhe tunelit të Kalimashit. 

Reshjet e borës nisën menjëherë duke u bërë shkak edhe për aksidente të lehta, pa të lënduar. Policia rrugore nisi kontrollin dhe këshillon drejtuesit e mjeteve të ulin shpejtësinë për shkak të lagështirës në rrugë. 

Ndërsa kater mjete borëpastruese dolën në rruge duke hequr borën dhe hedhur kripë. Kalimi në Rrugën e Kombit është i hapur, por më problematike është situata në rrugën Kukës-Shishtavec, Kukës-Peshkopi, si edhe rrugët rurale drejt njësive Novosej, Borje, Topojan, Bushtricë dhe Grykëçaj. 

Reshje bore ka edhe në zonat e thella malore të Hasit e Tropojës. Sinoptikanët parashikojnë përmirësim të motit sot dhe nesër, ndërsa policia rrugore kërkon kujdes gjatë lëvizjes në rrugë në zonat me reshje shiu dhe dëbore. 

Image
Dëbora
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat