Kryemadhi-Ramës: Kriminelët që ke në krah s’të mbrojnë dot

Shqipëria

Kryemadhi-Ramës: Kriminelët që ke në krah s’të mbrojnë dot

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 18:10
Monika Kryemadhi

Pas fjalës së mbajtur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste ditën e sotme, ku foli për degradim total në të gjitha institucionet dhe ministritë që u drejtuan nga LSI për 4 vjet, nuk ka vonuar edhe reagimi i Monika Kryemadhit.

“Kriminelet që Edi Rama ka zgjedhur për t’i patur në krah nuk kanë për ta mbrojtur dot. Epoka e sundimit të krimit të organizuar do të marrë fund. Më mirë te kesh një infermiere, një këngëtar, një mësues, një shtëpiake, një pensionist dhe një të papunë për ta patur në krah, se sa një vrasës, një tutor prostitutash, një trafikant armësh apo trafikant droge, që po drogojnë fëmijët e Shqipërisë.

Është më e ndershme të kesh një të papunë shok e mik, të rrish e të punosh me ta, se sa të jetosh me kriminelët që Edi Rama ka zgjedhur për të drejtuar Shqipërinë”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI dhe se Shqipëria nuk mund të qeveriset me kriminelë. “Mund ta qeverisë shtëpinë e tij me kriminelë, por Shqipërinë jo”, tha Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat