Kryemadhi: Edi Rama, një rrezik kombëtar

Shqipëria

Kryemadhi: Edi Rama, një rrezik kombëtar

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 09:28
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi nuk i shmangu kritikat për përbërjen e qeverisë Rama, një ditë pas publikimit të emrave të zv/ministrave.

Gjatë takimit me strukturat e LSI në Durrës, kryetarja e LSI tha se mes tyre ka edhe përfaqësues të oligarkëve në secilën ministri.

“Dje vërtetoi që jemi qeveri e vogël korrupsioni i madh. kemi 33 zv.ministra. Këto nuk janë as specialistë as profesionistë. Janë në fakt vetëm qokat që kryeministri ju ka bërë 4 grupeve mafioze. 4 zv/ministra për çdo ministri, nga një përfaqësues të 4 grupeve mafioze të çdo oligarku për të ndjekur zullumet e tyre, bizneset e tyre”, u shpreh kryetarja e LSI.

Kryemadhi tha se opozita ka vetëm 2 rrugë për të ndjekur: “Një rrugë të bashkëjetojmë me këtë lloj llumi qe ai po ndërton dhe instalon në Shqipëri dhe një rrugë tjetër, të zgjohemi, të sensibilizojmë njerëzit për t’iu thënë që Edi Rama është një rrezik kombëtar, tashmë do kthehet edhe në rrezik rajonal”.

Kryemadhi tha se LSI do të sjellë një risi në politikën shqiptare, ndryshe nga sa është bërë në 27 vjet, duke mos përfaqësuar grupe interesi mafioze por që përfaqësojnë direkt qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat