Përfundon mbledhja e grupit të PD-së, Basha: Do të vendosim para përgjegjësisë Ramën dhe ministrat

Shqipëria

Përfundon mbledhja e grupit të PD-së, Basha: Do të vendosim para përgjegjësisë Ramën dhe ministrat

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 15:45
Lulzim Basha

Kreu i Partisë  Demokratike ka folur në një dalje për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, ka folur në lidhje me aksionin e mëtejshëm të kësaj force politike dhe veprimet në vijim.

“Jam këtu për sa i përket qëndrimit të PD-së në seancë plenare dhe aktivitet parlamentar. Kjo në vijim të ngjarjes së shëmtuar të javës së kaluar dhe dy javëve të kaluar ku Edi Rama përmes Gramoz Ruçit u mundua të dhunojë rregulloren duke i mbyllur gojën opozitës. Kjo nuk ka për t’u pranuar kurrë dhe nuk do të ndodhë, e kundërta do të ndodhë. Ne do të intensifikojmë aktivitetin tonë parlamentar duke rikthyer një praktikë konform rregullores që është praktika e seancës së pyetjeve”, deklaroi kreu i PD-së.

Basha u shpreh se Rama ka zgjedhur të bëjë kompromis me krimin dhe se  është bërë rob i marrëveshjes me oligarkët.

“Do kërkojmë seancë pyetjes për të vendosur Ramën dhe ministrat e tij para përgjegjësisë, i cili po mundohet të largohet çdo ditë herë si bahçevan e herë si kopshtar. Paska hapur kopshtin për qytetarët, ndërkohë që iu rrit taksat në anën tjetër iu jep bar”, tha Basha.

“Opozita do të intensifikojë aktivitetin parlamentar. Ne jemi i vetmi vend që nuk po na hapen negociatat për në BE”, ka thënë kreu i selisë blu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat