“Ka një të vrarë e një të plagosur”, telefonata alarmoi policinë, por ja e vërteta e ngjarjes

Shqipëria

“Ka një të vrarë e një të plagosur”, telefonata alarmoi policinë, por ja e vërteta e ngjarjes

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 16:57
Policia shqiptare

Një telefonatë e pazakontë që lajmëronte për një krime të kryer raportohet të ketë ndodhur dje në Mirditë.

Një grua ka telefonuar në polici duke thënë se në fshatin Zall Xhuxhë të Mirditës kishte një person të vrarë dhe një të plagosur. Por kur policia ka shkuar në vendin e sinjalizuar një ka gjetur asgjë.

Njoftimi i Policisë së Mirditës:

Më datë 06.10.2017, një shtetase telefon në polici, se në fshatin Zall Xhuxhë ka një shtetas të vrarë dhe një të plagosur. Nga verifikimet e bëra rezultoi njoftim i rremë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autores. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat