Vettingu, Gjoni: Shtesë page për anëtarët e institucioneve

Shqipëria

Vettingu, Gjoni: Shtesë page për anëtarët e institucioneve

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 17:06
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni në deklaratë për mediat ka deklaruar se organet përgjegjëse për realizimin e procesit të vettingut do të mbështeten financiarisht nga qeveria.

“Do të ketë shtesë page për të gjithë anëtarët e institucioneve të vettingut. Mbështetja nga ana e qeverisë për buxhetin e reformës është një detyrim kushtetues dhe ligjor”, ka deklaruar Gjoni.

Ministrja ka theksuar se, qeveria është e interesuar që vettingu të nisë sa më parë dhe të japë rezultatet e para.

“Qeveria ka ofruar mbështetjen e nevojshme pavarësisht vështirësive të shumta, përfshirë ato financiare. Tani u mbetet organeve të vettingut në dorë”, ka shtuar Gjoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat