Paralizohet trafiku në autostradën Durrës-Tiranë

Shqipëria

Paralizohet trafiku në autostradën Durrës-Tiranë

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 18:20
Trafiku në autostradën Durrës-Tiranë

Edhe pse sezonin e plazhit e kemi lënë pas, makinat e ardhura nga Durrësi në Tiranë sërish përballen me trafik tejet të rënduar.

Të gjitha automjetet e ardhura nga Durrësi për në kryeqytet pasditen janë përballur me trafikun e rënduar në hyrje të kryeqytetit, ndërsa kanë mbetur për një kohë të gjatë në të.

Në një video të TCH të filmuar pranë mbikalimit të Kamzës duket qartë trafiku tejet i rënduar, ndërsa në drejtimin Tiranë-Durrës gjithçka është në normalitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat