"Ja si u helmuan fëmijët në Pukë, duhet të..."

Shqipëria

"Ja si u helmuan fëmijët në Pukë, duhet të..."

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 21:09
Femijet

Eksperti Bilbil Daci ka folur lidhur me çështjen e fëmijëve në shkollën e Gjegjanit në Pukë, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Ai thekson se fëmijët e janë helmuar me klor,  dhe nuk mund të shërohen pa marrë mjekimin e duhur.

Denoncimi i plotë

Pasojat e këtij helmimi janë afatgjatë dhe pasojat më të rënda shfaqen më vonë. Urgjentisht të gjithë nxënësit e kësaj shkollë duhet të bëjnë analizat dhe të mjekohen vetëm nga toksikologët e Spitalit Ushtarak ku ndodhen specialistët më të mirë të kësaj fushe.

Çdo mjek tjetër përveçse ndihmës së parë nuk mund të trajtojë këtë helmim. Për të ardhur në ndihmë tokikologëve rreth llojit të lëndës kimike, bëhet fjalë për kaz klori CLO. Nëqoftëse nuk trajtohen nga toksikologu këto të sëmurë edhe pse përmirësohen me ndihmën e shpejtë që u jepet në spital dhe dalin nga spitali, përsëri do të sëmuren dhe do të shkojnë përsëri për t’u mjekuar.

Kjo ka ndodhur edhe para disa vitesh në Vlorë ku u helmua me mbidozë CL nga uji i pijshëm publik. Rastin e kam denoncuar edhe publikisht. Urgjent shkolla në fjalë duhet të pastrohet me ujë të bollshëm disa herë sepse ajo lëndë kimike shpërbëhet ngadalë dhe mund të qëndrojë disa kohë dhe të sjellë pasoja.  Depoja e ujit me klor të skaduar jo vetëm ka dëmtuar shëndetin e këtyre fëmijëve, por do të lindin me probleme fëmijët e tyre të helmuar sot dhe në brezat e ardhshëm gjenetikisht të transmetueshme që njihen si sëmundje trashgimtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat