‘Ku e fute që e lage?’, Grida Duma sherr LIVE me Elisa Spiropalin

Shqipëria

‘Ku e fute që e lage?’, Grida Duma sherr LIVE me Elisa Spiropalin

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 22:02
Grida Duma Elisa Spiropali

Përplasje mes dy figurave mjaft aktive të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.

Të ftuara mbrëmjen e sotme në ‘Studio e hapur’ në ‘News24’, përballë moderatores Eni Vasili, deputetja më e re e PD-së, Grida Duma është përplasur verbalisht me ligjvënësen e PS-së Elisa Spiropali.

Mes vazhdës së debateve, Duma i kujtoi Spiropalit shprehjen që kryeministri Edi Rama bëri kohë më parë në foltoren e Kuvendit, pas një incidenti me deputetët e PD-së, ku Albina Dedja i hoqi atij një letër të larguar.

Në atë kohë, fill pas incidentit që ndodhi në Kuvend në 25 shkurt të 20016-ës, Rama iu drejtua Dedës me ironi: ‘Ku e fute moj që e lage?!’

‘BalkanWeb’ sjell pjesë nga debati i sotëm mes Dumës dhe Spiropalit.

Spriopali: Pse e personalizon debatin?

Duma: E di pse e personalizoj, por të thuash këtu për kolegët e mi fjalë të tipit; kafe fshati… Unë nuk merrem me individë konkret. Më ler të mbaroj, se di që ta ngre zërin më shumë se ty. Unë nuk të lejoj në asnjë moment që të flasësh për ta, aq më tepër kur jam unë këtu. Unë e kuptoj shumë mirë, aq mirë sa të lë ty që mos të ofendosh.

Spriopali: Sherrnaja nuk ju sjell vota.

Duma: Jeni në qeverisjeje?

Spiropali: Ju nuk keni lënë fjalë, arsenal fjalësh kundër deputetëve dhe ministrave. E dinë të gjithë këtë. Ngriheni në atë foltore, dhe nuk lini më fjalë pa thënë; kriminel, drogaxhinj. Ju duket normal që u preket me atë që thash unë?

Duma: Nuk dua të përdor atë metaforën e letrës së larguar.

Spiropali: Ca metafore të letrës së lagur? Atë të legjislacionit tuaj?

Spiropali deklaroi se deputetët bënë një sjellje si në “kafen e fshatit”, Duma u revoltua duke iu përgjigjur ashpër, Spiropalit.

Duma: Është e paprecedent që kur kërkon fjalën lideri i opozitës të mos i jepet. Kjo mazhorancë nuk ka asnjë të drejtë të thotë unë do shpik sistemin.

Spiropali: Sa herë ndjehet i rrezikuar Lulzim Basha vjen në Kuvend e bën të fortin si në një klub fshati, me disa burra, ndërsa gratë rrinë në periferi. S’ka rëndësi a ka procedurë, kohë, debat. Edhe LSI u kap e papërgatitur, këta gjetën rastin dhe pushtuan Kuvendin.

Duma: Më kujtohet kur kemi qenë në pushtet e kam pasur edhe në studion tënde s’ka qënë as deputete asgjë dhe s’kam guxuar t’i them as këta, as humbësit, as kafja e fshatit.

Spiropali: Ne s’kemi komplekse

Duma: Nuk të ndërpreva, më lër të flas. Ta mbyllim njëherë e mirë këtë debat. Ti ke ardhur në pushtet me votat e PS dhe votuesit e tu. Unë jam votuar me aq vota sa ty. Diskutimi këtu mbyllet, boll keni folur me bla bla bla, ne jemi më të mirët, ne jemi më të bukurit, boll. Ju keni deputetë që s’dinë as shkrim as këndim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat