Masakroi qenin me sëpatë, nëna e djalit bën deklaratën tronditëse: Im bir donte të vriste veten

Shqipëria

Masakroi qenin me sëpatë, nëna e djalit bën deklaratën tronditëse: Im bir donte të vriste veten

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 09:42
Mamaja e djalit, Qamilja

Videoja e cila ka ngjallur shumë debat në rrjetet sociale kohët e fundit është ajo ku duket një djalë duke masakruar me sëpatë një këlysh qeni.

Ngjarja e ndodhur në Kuçovë ka bërë bujë dhe kjo ka bërë që shumë kafshëdashës e jo vetëm të kërkojnë drejtësi për veprimin makabër të 14-vjeçarit.

Mamaja e djalit, Qamilja, ka folur në “Pasdite në TCH” dhe ka deklaruar se qeni kishte sulmuar atë, kishte ngrënë pulat e duke nisur nga këto veprime djali nuk kishte duruar e kishte kryer veprimin e tmerrshëm.

Ajo ka shtuar se ishte divorcuar nga i shoqi dhe e gjithë pesha e familjes i kishte rënë të birit.

Qamilja ka deklaruar se videon e kishte shpërndarë në internet një profesor në shkollën e të birit.

Për gjendjen emocionale të të birit ajo ka deklaruar se ai kishte tentuar të hidhej nga dritarja e shkollës kur videoja po shpërndahej me shpejtësi në rrjetet sociale, por kishin qenë miqtë e tij të klasës ata të cilët e kishin ndaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat