Përkujtohet vrasja e deputetëve, Basha thotë se është i turpëruar nga Ruçi

Shqipëria

Përkujtohet vrasja e deputetëve, Basha thotë se është i turpëruar nga Ruçi

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 12:16
Ilustrim

Në përkujtimin e 70 vjetorit të vrasjes së grupit të deputetëve u mbajt një aktivitet në Kuvend ku kryetari i PS-së njëkohësisht kryeministri Rama mbajti fjalën, së bashku me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Basha u shpreh se ndihej i turpëruar që Kuvend ishte pjesë e një kuvendi që drejtohet nga një pjesë aktive e asaj klike kriminale.

Basha: “70 vite pas vrasjes së deputetëve unë ndjehem i turpëruar që jam pjesë e një kuvendi që drejtohet njëri prej atyre që ishte pjesë aktive e asaj klike kriminale që vrau dhe dhunoi shqiptarët që donin lirinë dhe dinjitetin e njeriut.

Ndihem i trishtuar që 27 vjet pas rënies së komunizmit ky vend ende vazhdon që  të ketë në krye të instituticioneve njerëz të edukuar dhe stërvitur me mësimet e Enver Hoxhës, të ushtruar me frymën dhe praktikën enveriste.

Jam po aq i dëshpëruar që pas 70 vitesh Kuvendi i sotëm ka njerëz që nuk kanë as ngjashmërinë më të vogël me martirët e demokracisë shqiptare dhe janë vite dritë larg tyre për nga karakteri dhe integriteti njerëzor, për nga formimi intelektual, për nga aftësitë dhe kontributi personal dhe mbi të gjitha nga aftësia për ta dashur pa kushte vendin dhe bashkë qytetarët e tyre.

Jam i revoltuar që me paratë e taksapaguesve shqiptarë këto katër vite aparati i dhunës së komunzimit është kthyer në tërheqje turistike”

Basha thotë se PD do të propozojë nisma si dhe do të propozojë që buxhetin e ardhshëm të përfshihet një fond për studimin dhe botimin e historive kriminale të komuinizimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat