Rama publikon foton: U ngritën sot edhe flamujt në godinën e re të Konsullatës Shqiptare të Milanos

Shqipëria

Rama publikon foton: U ngritën sot edhe flamujt në godinën e re të Konsullatës Shqiptare të Milanos

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 18:07
Konsullata Shqiptare të Milanos

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Facebook” një foto të Konsullatës shqiptare të Milanos, për të cilën thotë se nga sot është hapur në një godinë të re për qytetarët ashtu si shërbime të tjera konsullore do të çelen nëpër botë.

“U ngritën sot edhe flamujt në godinën e re të Konsullatës Shqiptare të Milanos Në vijim do të çelim të tjera stacione dinitoze e të përbashkëta për shërbimet konsullore për shqiptarët nëpër botë”, shkruan Rama. Konsullata do të ofrojë shërbime edhe për qytetarët kosovarë, pasi në foto shihet edhe flamuri i Kosovës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat