Shpërthim me tritol makinës së inspektores në Drejtorinë Arsimore të Shkodrës

Shqipëria

Shpërthim me tritol makinës së inspektores në Drejtorinë Arsimore të Shkodrës

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 08:14

Një automjet ka shpërthyer në qendër të qytetit, në zonën e këmbimit valutor e quajtur ndryshe te zona e ”Dollarit”

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se shpërthimi i automjetit dyshohet të jetë kryer me tritol. Shpërthimi ka ndodhur në automjetin tip ‘Wolkswagen’ me targa AA700IY dhe është në pronësi të një inspektoreje të Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër. Automjeti në pronësi të inspektores së DAR në Shkodër, Frida Kopliku.

 Sipas të dhënave paraprake raportohet se nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat