Kryemadhi: Rama e përdori Metën si “antiplumb” ndaj sulmeve

Shqipëria

Kryemadhi: Rama e përdori Metën si “antiplumb” ndaj sulmeve

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 08:38
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka folur edhe për mbështetjen që i ka dhënë LSI-ja, Edi Ramës gjatë katër viteve që kanë bashkëqeverisur.

Kryemadhi u shpreh në një intervistë ekskluziv për TPZ.AL se Rama e përdori LSI-në për të mbrojtur veten nga grupimet brenda Partisë Socialiste.

“Gjatë katër viteve të kaluara, Rama, çdo kërcënim që u bënte grupeve brenda partisë vet, u thoshte, unë kam LSI-në, kam Ilir Metën, nuk më interesoni ju. Tashmë nuk ka më LSI-në, se Ilir Metën edhe mund ta ketë, pasi ai është President. Kam parasysh firmosjet e dekreteve që z.Meta i bëri menjëherë pa kaluar sekonda. Nëse deri dje, LSI-ja dhe Ilir Meta ishin një mburojë ‘antiplumb’ ndaj qëndrimeve apo sulmeve që i bëheshin z.Rama, sot ai nuk ka gjë tjetër më. Të vetmen mburojë që ka janë bandat e krimit të organizuar, oligarkët, të cilët u ka shtruar në tepsinë e tij qeverisëse. Çdo grup oligarkësh apo çdo grup mafioz kanë përfaqësuesit e tyre në ministri, për të ndjekur aferat e tyre korruptive dhe për të ndjekur gjithë procesin e tyre”, u shpreh Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat